E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndotja e tmerrshme që po vret elbasanasit, këshilli bashkiak kërkon ndëshkimin e operatoreve industrialë

Cështja e ndotjes prej industrisë së rëndë në Elbasan nuk ka kaluar pa vëmendje as mbledhjen e radhës këtë të premte të këshillit bashkiak.

 

Reklamë

Këshilltari i PD Eugen Isaj ishte i ashpër në deklaratat e tij .

 

Reklamë

Ai deklaroi se qyteti nuk ndotët nga operatorët industrialë, por nga vetë pushtetarët, duke akuzuar drejtpërsëdrejti kreun e grupit parlamentar Taulant Balla.

 

Isaj ftoi qytetarët të ngrihen në protesta masive.

 

Por besimplotë u paraqit kryebashkiaku Sejdini i cili thotë se është duke iu hequr certifikata mjedisore dy operatorëve industrial atij të bitiumit dhe ferrokromit dhe prej kohësh ka nisur një proces gjyqësor për rafinerinë e naftës.

 

Para pak ditësh këshilli bashkiak në Elbasan protestoi para hyrjes së rafinerisë së naftës një nga ndotësit më të mëdhenj të qytetit të Elbasanit. Këshilltarët paralajmëruan për të tjera protesta në ditët në vijim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë