E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndotet uji në Udenisht

3 mijë banorë të fshatit Memelisht në njësinë administrative te Udenishtit prej kohësh konsumojnë ujë të ndotur. Alarmi ngrihet nga drejtoria e shëndetit publik Pogradec e cila në analizat që ka kryer në ujësjellësin e fshatit ka konstatuar se uji është i ndotur me baktere. Pikërisht për këtë kjo drejtori ka lënë një afat 10 ditor qe njësia të bëjë klorifikimin dhe pastrimin e depos. Edhe vete banoret e fshatit Memlisht janë në dijeni të ndotjes së ujit por ata sërish e konsumojnë atë. Ndërsa për njësinë administrative Udenisht shkak për ndotjen e ujit është amortizimi i rrjetit shpërndarës. Zgjidhje përfundimtare mbetet ndërtimi i një ujësjellësi të ri projekti I cilit është gati por pret financim pasi vlera e tij arrin ne 600 milionë lekë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë