Gjatë ditëve të fundit lumi Fan i Madh ka pësuar ndotje mjedisore. Shkak për këtë është bërë vend depozitimi i mbetjeve sterile të fabrikës së bakrit.

Dëmet sipas specialisteve jane të shumta, teksa denoncimet e banorëve për ndotjen e shkaktuar kane vënë në levizje dhe strukturat shtetërore.

Drejtoria e Sherbimit Pyjor dhe Mbrojtjes se Mjedisit ne bashkinë e Pukës ka vendosur kete te enjte një gjobë prej 1 milion lekë te rinj ndaj kompanisë se pasurimit të bakrit, teksa banoret kanë vendosur ti drejtohen Prokurorisë.

Banoret e zonës kane paralajmëruar protesta nëse strukturat e shtetit nuk reagojnë përball denoncimit të tyre.

Ndotja e lumit Fan kryesisht për banorët  në njësinë administrative Gjegjan në bashkinë e Pukës ka shkaktuar shumë pasoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *