Opozita e bashkuar duket se prej kohësh tashmë ka marrë një tjetër qasje në lidhje me aksionin e saj politik.  Fokusi i saj tashmë është përqëndruar tek mesazhet optimiste, takimet me të rinjte si dhe realizimi i reformes elektorale.

 

Reforma elektorale është një skemë me të duket se opozita e bashkuar ka pikpyetje në qëndrim me PD-në.

 

Nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokristiane,  Nard Ndoka  është shprehur se opozita kohët e fundit është në bashkëbisedim me qytetarët.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Ndoka ka theksuar se është koha që politika të reflektojë dhe të marrë përgjegjësitë e saj për ta çuar vendin para, ku sipas tij Rama është i pari që duhet të marrë përgjegjësinë kryesore.

 

A është Rrugëtimi për Shqipërinë i nisur nga Basha një tur që i ngjan me shumë takimeve elektorale në fushata a jeni ju pjesë e tij?

Padyshim që tashmë opozita është në një bashkëbisedim me qytetarët, çdo parti politike opozitare përbërëse e opozitës së bashkuar. Basha ka një mision të drejtpërdrejtë, shprese për rininë shqiptare është e domosdoshme në këto momente ku duket se shpresa është venitur, dhe kjo besoj se është goditja më e madhe që bie mbi politiken dhe qeverisjen dhe mbi të gjitha mbi politikbërjen. Aksioni që ka marrë Basha është domosdoshmëri, do të shoqërohet me pjesën programore dhe alternativën e opozitës së bashkuar. Protestat nuk i kemi lënë pas, ka në çdo moment nuk ka protesta të mëdha kombëtare por të vogla patjetër që ka çdo herë. Nuk është e rëndësishme numri i protestuesve pasi jo të gjithë mund të bëhen pjesë e një proteste që mund të ketë  probleme lokale, siç është ajo e Astirit të cilët luftojnë me korrupsionin e politikanëve apo artistëve të cilët kanë kauzën e tyre për mbrojtjen e teatrit Kombëtar. Këto janë protesta pikante që të japin shpresë.

 

Zoti Ndoka, prej kohësh ju si aleatë të PD keni bere thirrje për ndryshim të sistemit zgjedhor. A po merret parasysh kjo kerkese ne komisionin e ngritur nga opozita?

 

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ne po përpiqemi që të japim kontributin tonë, ndryshimi i sistemit duhet ti përgjigjet një debati të gjatë publik, kjo nuk është kriza që i ka ardhur politikës shqiptare, pasi nëse ndryshon gjë një gjë e tillë pasi në lista këta njërëz janë sërish. Sistemi është problem më shumë për patrtitë e vogla, dhe gjykoj se është momenti që të hapet debati por nuk pres miratimin e një sistemi të ri zgjedhor. Ne kemi hedh kërkesat kryesore dhe presim që ti miratojmë para krishtlindjeve.

 

Ju thoni se prisni që të bëni këtë ndryshim para krishtlindjeve të njëjtën gjë thotë edhe zoti Rama nëse nuk vjen opozita jashtëparlamentare në komision ai brenda vitit miraton amendimet

Ne nuk kemi lidhje me axhendën e Ramës, ne po japim kontributin dhe konsensusin tonë për reformën zgjedhore dhe kshu është operuar gjithmonë në Kuvendin e Shqipërisë, ka pasur komisione të ngritura për këtë qëllim, dhe është ndryshe në momentin që ne nuk japim kontributin dhe nuk vlerësojmë kërkesën që ka Bundestagu për reformën zgjedhore. Në fund të fundit Rama do të ketë në tryezë draftin e opozitës nëse ai e gjykon kalon ose jo është problemi i tij. Nëse ai vijon me aventurën e tij tashmë edhe përballë ndërkombëtarëve është një kosto për mazhorancën jo opozitën.

 

Si mund të shërbejë kjo reformë si pikë takimi mes palëve për të mundësuar edhe nisjen e zgjidhjes së krizës?

Nuk ka lidhje fare me krizën në të cilën ndodhemi, reforma është një ndër kërkesat tashmë 9 pikat e Bundestagut por edhe e faktorit ndërkombëtar, për ta realizuar atë pritet disa ndryshime por sduhet të presim mrekulli, po nuk ekzistoi vullneti politik edhe me këto ndryshime ne nuk e parandalojmë vjedhjen e votave nga kryeministri dhe ato që e bëjnë reformën e njëanshme. Është momenti për reflektim, përgjegjësi politike, së pari nga zoti Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *