E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndoka arrin marrëveshjen me Bashën, garojnë në një listë në 25 prill

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur marrëveshjen për koalicion me Lulzim Bashën, pas disa përpjekjeve. Ata sapo kanë arritur marrëveshjen për të dalë në një listë të përbashkët.

Më herët, Ndoka nuk e pranoi marrëveshjen me kreun e demokratëve, pasi nuk ra dakord me numrin e tij në listën e kandidatëve të Shkodrës.

Reklamë

Afati i fundit i vendosur nga KQZ-ja për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore është vendosur mesnata e kësaj të mërkure.

Në marrëveshjen e firmosur mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shkruar vetëm parimet, ndërkohë që numri i kandidatëve që secila forcë politike do të ketë do të specifikohet vetëm në momentin që dorëzohet lista zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë