E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndjekje si në filma, i riu përplas 3 makina të tjera

Një shtetas I cili drejtonte një makina ka vënë në siklet policinë e Tiranës.

Renald Canaj  shkeli rregullat e qarkullimit tek “Rruga e Kavajës” duke kaluar me të kuq dhe kjo bëri që ti vihej pas policia e cila u bëri thirrje për të ndaluar. Por I riu as që nuk e ka marrë mundimin të qëndronte duke shkaktuar një ndjekje si në filma deri në zonën e Komunës së Parisit. Gjatë ndjekjes ai ka goditur edhe tre makina të tjera në tentative për ti shpëtuar kapjes nga policia.

Reklamë

Pas ndalimit të mjetit u bë i mundur arrestimi I tij në flagrancë.

Renald Canaj akuzohet për disa vepra penale si “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë