E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

Ndjekje si në filma/ Bllokohet Benzi me thasët e mbushur me kanabis

Sekuestrohen rreth 32 kg kanabis gjate operacionit  te koduar “Dragostunja” nga policia e Librazhdit.

L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas u arrestua nga forcat e rendit ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Policia mori informacion në rrugë operative se dy shtetas  në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të  Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre  transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi   duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Reklamë

Shërbimet e policisë  kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin  lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.  

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë