Ndjekje si në filma/ 18 vjeçari sjell vërdallë policinë në Tiranë

Një ndjekje si nëpër filma është realizuar nga rrugorët e kryeqytetit të cilët më pas kanë vënë në pranga një 18 vjeçar.
Informacionet bëjnë me dije se janë informuar për një shkelje të semaforit nga një automjet në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetëm nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit. Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobuz për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.
Ndërkohë policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2647318292019171/




