Presidenti i Maqedonisë së veriut ka reaguar ashpër pas zbulimit të skandalit “Zhvatja” që ka tronditur vendin.

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Stevo Pendarovski kërkoi një hetim të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv.

 

“Revolta e qytetarëve është e madhe. Unë si president, por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar për atë që ka ndodhur. Ndaj kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes, ndjekjen penale të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë çështje, qofshin finksionarë politikë, pavarësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë. Premtoj mbështetjen e plotë të institucioneve përkatëse që kjo çështhe të marrë eplikogun e duhur gjyqësor. Si president i shtetit do të bëj çmos që këto institucione t’i mbroj nga presionet e mundshme. Vetëm përmes një epilogu të drejtë mund të kthejmë besimin tek qytetarët. Nuk ka shtet të se drejtës në rast se pushteti ndjek vetëm kriminelët e qeverisë së kaluar duke anashkaluar kriminelët e kësaj qeverie”.

 

Kreu i shtetit tha gjithashtu se ndihet i zhgënjyer nga ato që ka dëgjuar në videopërgjimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”.Sipas presidentit prokuroria speciale nuk mund të njolloset për shkak të veprimeve të një personi dhe skandali “Zhvatja” nuk mund të bëhet pengesë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *