Subscribe

Ndizet gara presidenciale ne Shtetet e Bashkuara. Kandidatja demokrate, Hilari Klinton i ka cilësuar gjysmat e mbështetësve te rivalit te saj republikan Donald Tramp si per te ardhur keq. Duke folur ne nje aktivitet per mbledhje fondesh, ajo tha se ata ishin raciste, seksiste, ksenofobe e islamofobe. Me pas ajo theksoi se pjesa tjetër e republikaneve kërkojnë thjesht ndryshimin. Komentet u bene nga Nju Jorku ne nje event me personat e komunitetit LGBT. Por drejtuesi i fushatës se Tramp reagoi ashpër ndaj deklaratave, duke thëne se zonja Klinton kishte fyer miliona amerikane me komentet e saj. Sondazhet e publikuara se fundmi kane nxjerre per here te pare ne nje avantazh te lehte kandidatin republikan dhe kjo duket se ka rritur presionin ne kampin e demokrateve. Tramp është përpjekur javet e fundit te zbusë linjën e tij te ashpër te qëndrimeve, duke bere ndryshime edhe ne staftin e fushatës, te cilat duket se kane dhëne rezultatet e para ne sondazhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *