Subscribe

Tradita e Ditës së Verës vazhdoi edhe këtë vit, por jo si më parë. Pavarësisht gjendjes jo të zakonshme në të cilën ndodhet vendi për shkak të virusit COVID-19, atmosfera e kësaj dite është ndjerë në pak rrethe.

 

Mbrëmjen e të premtes, në Berat u zhvillua rituali i përvitshëm i ndezjes së zjarrit, që simbolizon ardhjen e një pranvere të begatë.

 

Beratasit kanë ndriçuar mbrëmjen që lamë pas oborret e banesave,bahçet e rrugët e qytetit  për të festuar 14 marsin.

 

Ndërsa në Korçë, ky rit festiv ka shkaktuar shqetësime. Zjarrfikësit kanë debatuar me banorët për ndezjen e zjarreve.

 

Policia kërkoi shërbimin e zjarrfikëses për shuarjen e tyre dhe shoqëroi disa persona në komisariat, pasi nuk respektuan thirrjen e vazhdueshme për të mos krijuar grumbullime.

 

Ndërkohë në Krujë, vetëm pak banorë kanë kryer ritet e festës. Sipas traditës zjarret ndizen me rrobat e vjetëruara, dhe kjo tregon ardhjen e Ditës së Verës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *