Protestat kundër vrasjes se fundit te nje afro-amerikani me ngjyre nuk jane ndalur ne SHBA. Qyteti Charlotte ne Karotinën e Veriut kaloi nje tjeter nate te tensionuar, ku demonstruesit u përplasen me policinë dhe detyruan guvernatorin Pat McCrory te shpallte ne qytet gjendjen e jashtëzakonshme. Nje person u plagos dhe ndodhet ne gjendje kritike, ndërsa raportohet edhe per disa police te lenduar, si dhe nje gazetar e nje kameraman. Demonstruesit sulmuan me shishe policet dhe hodhen fishekzjarrë, ndersa forcat e rendit përdoren gaz lotjeslles per t’i sprapsur. Nje 43-vjeçar ishte viktima e trete me ngjyre e vrare nga forcat e policise brenda nje jave dhe rrethanat e vrasjes jane ende te paqarta. Keto vrasje kane nxitur protestat e banoreve, qe akuzojne agjentet per përdorimin e armeve pa arsye. Guvernatori i Karolines se Veriut njoftoi se dhuna ndaj qytetareve e policisë, apo shkatërrimi i pronës, nuk do te tolerohet dhe per kete arsye ka kërkuar ndihmën e rojave kombëtare. Kryebashkiakja e Charlotte, Jennifer Robert sqaroi se do te marre parasysh shpalljen e shtetrrethimit nese protestat do te vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *