Subscribe

Në prag të samitit të Sofjes, i cili do të mbahet nesër më 17 Maj, Euobservër në një analizë të gjatë argumenton rrezikshmërinë në rritje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Artikulli gjithashtu kritikon deklaratën e përbashkët që pritet të nënshkruhet nesër në samitin e Sofjes, se ka në fokus interesa financiare dhe jo të zgjerimit.

 

“Deklarata me nëntë faqe e Sofjes kryesisht merret me çështje të infrastrukturës së pakontestueshme, siç janë projektet e autostradës dhe aeroportit, në vend që të bëjnë deklarata strategjike. Nuk përmend aspak “anëtarësimin”, “pranimin” ose “zgjerimin” e BE-së dhe nuk përmend Rusinë, edhe pse krerët e BE planifikojnë të diskutojnë në takimin e së enjtes atë që një diplomat i BE-së e quajti “ndikim shkatërrues” të Rusisë.”

 

Euobserver tenton të tërheqë vëmendjen e krerëve të politikës së BE, që përpara se të zotohen edhe njëherë në qëndrimet e tyre mbi zgjerimin e Ballkanit Perëndimor të marrin në konsideratë përpjekjet e Rusisë për ta penguar këtë proces.

 

Në artikull citohen edhe deklaratat e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, të cilat i ka bërë gjatë një interviste për EUobserver pak kohë më parë.

 

“Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon dhe kërkon të prishë reformat e drejtuara nga BE. Moska nuk I humbet mundësitë në drejtim të shfrytëzimit të problemeve rajonale. Perëndimi duhet të kujdeset për ndërhyrjen ruse në përparësitë e BE në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi. Moska është treguar e përgatitur të nxisë tensionet nacionaliste në mënyrë që të pengojë përparimin. Interesi I Rusisë mund të jetë paqëndrueshmëria dhe jo stabiliteti. Edhe në Shqipëri, ku menduam se ishim imun ndaj ndërhyrjeve të Rusisë … ekziston një hetim mbi pohimet se kundërshtarët tanë politikë morën mbështetje financiare [ruse] në shkelje të legjislacionit tonë”

 

Më tej nënvizohet fakti se ngjarja e Sofjes u hartua për të përshpejtuar pranimin, pasi Komisioni Evropian tha se Mali i Zi dhe Serbia mund të bashkohen deri në vitin 2025. Komisioni ka vënë gjithashtu në garë Shqipërinë dhe Maqedoninë duke rekomanduar hapjen e negociatave me BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *