Subscribe

“Nuk ka asnjë interes gjeopolitik të Kinës në Shqipëri”, kështu deklaroi ambasadori i Kinës, Zhuo Ding, i cili nënvizoi gjithashtu se çdo bashkëpunim mes dy vendeve është vetëm ekonomik.

 

Qëndrimet e mbajtura nga organet perëndimore të inteligjencës për rritjen e rrezikut ruso-kinez në Ballkanin Perëndimor, diplomati i quajti thjesht pretendime me argumentin se Kina ka si synim promovimin e vendeve, pavarësisht madhësisë territoriale, si dhe respektimin e hartës së OKB.

 

“Po ka disa njerëz që pretendojnë të ashtuquajturin ndikimi i Kinës në Shqipëri por nuk e di çfarë po thonë konkretisht pasi unë personalisht nuk po shoh ndonjë ndikim negativ nga Kina për Shqipërinë. Të gjitha gjërat që ne po bëjmë, janë që të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve. Kina nuk ka interes për gjeopolitikë dhe shpresoj që nëpërmjet gjërave që ne bëjnë të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve, Do të përfitojë zhvillimin ekonomik edhe social të Shqipërisë.”

 

I pyetur nëse po shkojmë drejt një lufte bërthamore pas kërcënimeve të bëra prej Rusisë, ambasadori tha se Kina po negocion që Kievi dhe Moska të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt për të vendosur paqen.

 

“Nuk ka asnjë njeri që dëshiron të shohë luftë dhe sidomos luftën bërthamore. Për luftën atje ne si diplomatë nuk e njohim gjëndjen reale aty, por si diplomatë detyra jonë është për të nxitur paqen dhe për të nxitur bashkëpunimin. Besoj që e gjitha lufta rezulton në mënyrë tragjike dhe do të dëmtojë paqen, ekonominë, rendin e shoqërisë shpresoj që lufta të përfundojë sa më shpejt nëpërmjet negociatave paqësore.”

 

Deklaratat ambasadori kinez i bëri nga Korça, ku zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Fan Noli”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *