Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Kryeministri libanez: Irani duhet të ndalojë së na përdorur...

Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim...

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat...

“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas protestave janë...

Japoni/ Autoritetet në kërkim të ariut “inteligjent”, u arratis...

6. 5 mln euro kompensim fermerëve, Malaj: Është rritur...

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën...

Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden armë dhe...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama takon homologun...

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor...

Ndikimi i hënës në horoskop, ja çfarë fsheh ajo për çdo shenjë të zodiakut/Pjesa 2

16 Gusht 14:40

Ana jonë e pandërgjegjshme, irracionale, emocionale, zbulohet mirë edhe nga shenja hënore, ana tjetër e sjelljes “diellore”, që shfaqim në publik dhe në qetësi. Mund të thuhet se, ndërsa shenja jonë përfaqëson sjelljen tonë sociale dhe ndikimin, mënyrën se si ne u shfaqemi të tjerëve, pozicioni i Hënës në shenjën e lindjes, ose shenja hënore, përfaqëson hapësirën e emocioneve, shqisën e gjashtë, “ndjesinë e lëkurës”, me të cilën marrim mesazhe të pashpjegueshme dhe jo të provueshme racionalisht. Me pak fjalë, ky është personaliteti më i fshehur, më i lashtë lashtë dhe instiktiv. Njohja e Hënës së partnerit, përveç tonës, mund të jetë gjithashtu e dobishme për të identifikuar aspekte të marrëdhënies që është e vështirë t’i kuptosh racionalisht, si për shembull arsyeja në dukje e pakuptueshme, pse një marrëdhënie është e qëndrueshme, përtej dallimeve të qarta. Ose e kundërt. Në qoftë se i humbët 6 shenjat e para mund t’i lexoni hëna zodiaku.
Hëna tek Peshorja
Imazhi që ju keni për veten është gruaja e përsosur. E patëmetë në çdo detaj, në një ekuilibër të përsosur mes të shfaqjes, substancës, sjelljes, reagimeve. Ndjeshmëria juaj duhet të jetë gjithmonë e theksuar, të shfaqet,të vlerësohet, por me thjeshtësi dhe maturi, sepse në qoftë se ka ndonjë gjë që e urreni, ai është vulgariteti. Gjithmonë përpiqeni për të mbajtur emocionet nën kontroll, për të nxjerrë vetëm ato pozitive dhe të pranueshme shoqërisht: për shkak se ju doni mbi të gjitha të jeni dhe të ndjeheni të dashura, ndoshta nga të gjithë.

 

Hëna tek Akrepi
Ju jetoni intensivisht dhe plotësisht dimensionin erotik të vetes tuaj të brendshme. Jeni mishërimi i sensualitetit, shkaktoni tërheqje për të cilat jo gjithmonë jeni të vetëdijshme. Joshëse, tërheqëse, pushtuese, ju dini të lidheni në planin seksual si asnjë tjetër, sikur të keni studiuar një mijë vjet. Për ju kjo është e natyrshme. Emocionet tuaja janë më të thella dhe shpesh janë shkatërruese, si një përmbytje: në të vërtetë ju nuk bëni asgjë për t’i frenuar, sepse në thelb ju pëlqen të trullosni të tjerët me forcën e ndjenjave tuaja

 

Hëna tek Shigjetari
E juaja është një ndjeshmëri e gëzueshme, e lirë, pa kufij. Ju jeni gruaja-shoqëruese, në gjendje për të ndarë përvojat dhe aventurat me miqtë, të dashurit, bashkëshortët dhe familjen, në mënyrë të barabartë. Sepse lidhjet të rrijnë gjithmonë ngushtë, ashtu si dhe kufizimet. Ju doni të jetoni jetën tuaj të brendshme në të gjitha mundësitë e saj dhe në të gjitha aspektet e saj. Pa kufij të çdo lloji. Emocionet tuaja janë të forta, intensive, por vështirë se hedhin rrënjë, apo të ndikojnë në zgjedhjet tuaja. Nuk i mbani: edhe në këtë drejtim, doni të jenë të lira.

 

Hëna tek Bricjapi
Ju jeni personifikimi i besueshmërisë, shtylla kurrizore e çdo situate, nga familja tek puna e tek shoqëria. Stabiliteti është motoja juaj: nuk jepni hapësirë për lëkundje, shmangie, shtesa. E juaji është një ndjeshmëri e kohërave të shkuara, matriarkale dhe drejtuese, e aftë për të marrë përsipër përgjegjësitë e botës, kur këto shkojnë dorë për dore me pushtetin. Ju keni kontrollin e emocioneve dhe nuk i lini të shfaqen, sepse nuk duhet të ndërhyjnë në objektivat tuaja.

 

Hëna tek Ujori
Bota juaj e brendshme është një fakt i jokonvencionales. Ju jeni kundër traditës, kundër rregullave, kundër zakoneve. Si grua ju jeni e paparashikueshme dhe ju mund të kaloni nga ndjenja më intensive, e shfaqur hapur, deri tek mbyllja në vetvete. Kjo nuk ka të bëjë me seksualitetin tuaj, por ka shumë të bëjë me bukurinë tuaj tronditëse, e si pasojë fituese. Ju dëshironi që të jeni e lirë për të shprehur ndjenjat tuaja si dhe dëshirat më të mira: kështu që nuk e lini veten të dominoheni nga emocionet apo të udhëhiqet nga instinkti.

 

Hëna tek Peshqit
Ndjeshmëria juaj është e madhe dhe e padiskutueshme. Përfshirëse dhe e pakapshme në të njëjtën kohë. Dukeni e pambrojtur dhe e lëkundur, edhe kur në fakt jeni e fortë si një kapiten. Por është ky imazh që ju transmetoni, që magjeps. Dukeni e brishtë dhe në mbrojtje, por pastaj provoni të pakapshmen dhe shpesh të pakuptueshmen. Me fjalë të tjera, jeni absolutisht e papërmbajtshme. Emocionet tuaja janë të forta, tronditëse: ato vërshojnë si një lumë në përmbytje.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
horoskopi

Nga e njëjta kategori

9 spektakle qiellore që do ju mahnitin gjatë muajit qershor

më shumë...

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në mëngjes, mund të ulin përthithjen e hekurit deri në 70%

më shumë...

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:14

Kryeministri libanez: Irani duhet të ndalojë së...

3:57

I vendosi thikën në fyt efektivit të...

3:50

Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i...

3:33

Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD...

3:00

“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë...

2:48

Konflikt në Tiranë, një person tenton të...

2:32

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme...

2:23

“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas...

2:15

“Ne duhet t’i japim kurajo Evropës”, Rama...

2:11

Durrës, pallati rrezikon shembjen, shkarje dherash në...

2:03

Japoni/ Autoritetet në kërkim të ariut “inteligjent”,...

1:57

6. 5 mln euro kompensim fermerëve, Malaj:...

1:51

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit,...

1:43

Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden...

1:39

Sot tjetër eliminim në “Ferma VIP”, publiku...

1:34

Dezinsektohen zonat bregdetare, ndërhyrja synon të ulë...

1:25

Komiteti i Jashtëm pro Eric Wendt, miratohet...

12:49

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama...

12:44

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke...

12:37

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.