Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy bashkëpunëtorët e 43-vjeçarit Gerald Shehu, I cili ekzekutoi recepsionistin e hotelit të tij Eraldo Nevruzin.
Togat e zeza lanë në qeli David Lartin dhe Daniel Qosen në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura.
Lexo edhe :
Related Posts
Dy të akuzuarit u shfaqen të penduar në sallë. Ata thanë se ishin kërcënuar nga pronari I hotelit Gerald Shehu, e për pasojë u detyruan të përfshihen në krim, duke e ndihmuar 43-vjeçarin në fshehjen dhe hedhjen e trupit të viktimës. Pavarësisht këtyre pretendimeve gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e prokurorisë për arrestin me burg. Sipas gjyqtares së cështjes për të dy personat ka prova të pakundershtueshme që atajanë të përfshirë në këtë ngjarje.
Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fuste trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas ta vendoste në bagazhin e makinës. Ata më pas asgjësuan të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.
Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndonëse në kasafortën e pronarit Gerald Shehu u gjet një gëzhojë plumbi. 43-vjeçari u arrestua në Greqi në përpjekje për të shkuar në Angli, ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.
Eraldo Nevruzi 31-vjeç u vra më 6 qershor në një hotel në Dhërmi ku ishte i punësuar si recepsionit. Sipas policisë Gerald Shehu e qëlloi atë me dy plumba në kokë në shkallët e hotelit, por motivet e krimit mbeten ende të panjohura. /vizionplus.tv








