Mbyllen hetimet dhe kalon për gjykim dosja në ngarkim të Leonard Palushit, i cili ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve në Elbasan. Ai akuzohet për korrupsion, pasi ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit.

 

 

Përmes fshehjes së një pistolete në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, ai devijoi hetimet duke njoftuar autoritetet policore se arma gjendej aty.

 

 

Konkretisht ai e fshehu armën e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit për llogari të Erjon Alibej, vrasje e kryer në gusht të 2020.

 

 

Sipas SPAK është vërtetuar se ish-shefi i krimeve ka marrë një makinë Mercedes Benz në këmbim të favorit që i ka bërë grupit kriminal.

 

 

Palushi u arrestua në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, ku prokuroria lëshoi 32 urdhër arreste mes të cilëve, edhe për Ervis Martinaj dhe Talo Çelën, pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *