Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitit 2018, është parashikuar rimbursimi jo vetëm per insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi një familje në Tiranë, e cila ka fëmijë të prekur nga sëmundja e diabetit.

 

Përmes këtij vendimi, pritet që ndikimi financiar të jete i ndjeshëm ne shumë familje shqiptare. Vizita u bë në ditën ndërkombëtare të diabetit, ku kryeministri bisedoi nga afër me vajzën e vogël të prekur nga kjo sëmundje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *