E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ndihmë nga BE për energjinë”/ Rama: Europa të mos na neglizhojë siç bëri me vaksinat

Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama i kërkon që Shqipëria si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të mos lihen jashtë vëmendjes në përballjen me krizën e pritshme energjetike, siç ndodhi me shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19 në fillimin e këtij viti.

 

Reklamë

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Në qoftë se Bashkimi Evropian nuk mund ta mbajë shpejt fjalën për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, objektivi është që të ecë drejt Ballkanit Perëndimor në mënyrë të qëndrueshme përmes veprimeve të përbashkëta, për të përballur krizat e përbashkëta, pa përsëritur nisjen dramatike ndaj pandemisë, ku Ballkani Perëndimor  u la mënjanë. Kriza energjetike që po godet shumë vende të BE-së në thelb ata që varen nga burimet e gazit. Të gjithë e dimë mire se Evropa varet nga gazi që nuk prodhohet brenda saj por që vjen përmes destinacioneve të tjera.

 

I sapokthyer nga Sllovenia ku samiti i Bërdos u mbyll pa asnjë rezultat për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama kishte një argument më shumë për të këmbëngulur të domosdoshmëria e nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas tij, ajo do të çojë përpara edhe ato projekte të përbashkëta që do të investohen nga BE, në vlerën e 30 miliardë euro.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jo-tarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara.

 

Në forumin e Tiranës për ndërlidhjen  infrastrukturore të Ballkanit Perëndimor me Evropën, kryeministri veçoi si projekte të rëndësishme, “Korridorin Blu” që lidh Shqipërinë me Malin e Zi e më pas me Kroacinë ose rrjetin e hekurudhave Durrës-Prishtinë-Nish apo ajo që lidh po qytetin bregdetar me Malin e Zi apo me Maqedoninë e Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë