Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi Hungarinë për ndihmën e dhënë për Shqipërinë.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, kryedemokrati u shpreh se kjo ndihmë ka vlerë në kohë kur Shqipëria po përballet me pandeminë.

“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore. E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë. Nuk jemi vetëm.”

Hungaria dhuroi për Shqipërinë 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *