Subscribe

Bashkia e Tiranës ne bashkëpunim me Ambasadën Turke iu është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë këto ditë një mije pako ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit. Erjon Veliaj tha se deri ne fund të muajit te shenjte, bashkia do të shtrojë iftare ne të gjitha mensat sociale.

 

“Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë, që fëmijët të mos mendojnë për ushqimin, por si të marrin dhjeta në shkollë, të merren me aktivitet sportiv dhe ndihmon sidomos nënat, për të përballuar barrën më të madhe në familje. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës. Në të gjitha mensat tona sociale do të shtrojmë çdo natë iftar për familjet në nevojë”.

 

Kryebashkiaku ftoi të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë mundësi ekonomike t’u vijnë ne ndihme njerëzve në nevojë.

 

“Pavarësisht pozitës, nëse dikush është kryetar apo ambasador, drejton një organizatë, një agjenci, biznes, media apo parti politike, eja të punojmë për vendin tonë, për Tiranën dhe për Shqipërinë. Pyetja që duhet të na shqetësojë çdo ditë është: sa punë të mira bëmë sot? Sa njerëz ndihmuam sot? Sa halle zgjidhëm sot? Nëse do të orientohemi nga ky pasion për t’u shërbyer njerëzve, atëherë do të kemi shumë ditë të bukura si kjo e sotmja”, tha kreu i bashkisë.

 

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük u shpreh se ky muaj duhet t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të kujdesshëm ndaj atyre në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *