E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndezi zjarr, por flakët dogjën tokën dhe shtëpinë, nën hetim 46-vjeçari

Një 46-vjeçar po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Reklamë

Shtetasi me inicialet Dh. Ç., sipas Policisë së Kavajës ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Synej Kavajë.

 

Por flakët më pas i kanë dalë nga kontrolli dhe janë përhapur në një sipërfaqe tjetër dhe në një shtëpi të pabanuar.

 

Për rrjedhojë, u dogjën banesa dhe disa rrënjë ullinj. 46-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë