Arrestohen dy persona që akuzohen për zjarrvënie.

 

Policia ka arrestuar një 66-vjeçar, banues në fshatin Gjakëz të Mirditës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij. Për pasojë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura.

 

Në pranga përfundoi edhe P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë. Ky i fundit ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota, e duke vënë në rrezik disa banesa dhe lokale.

 

Në gjendje të lirë u procedua penalisht edhe një grua 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë, pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *