E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndezën zjarr/ Arrestohen dy persona në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e barërave, por flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe toke dhe mbetje urbane.

 

Sipas bluve, në pranga kanë rënë 41 vjeç me iniciale S.K në fshatin Kardhiq dhe shtetasi B.B 62 vjeç në lagjen “Gërhot”.

 

Reklamë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.  

 

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 

 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë