Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec e për pasojë është plagosur rëndë kryefamiljari i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si rruga e Volorekës. I djegur në pjesë të shumta të trupit është 59 vjecari Ylli Latifllari i cili është nisur në Tiranë tek reparti i djegie-plastikës. Zjarrfikësit e Pogradecit kanë mbërritur në kohë duke shpëtuar djegien totale të banesës. Është djegur dhoma e katit të parë dhe orenditë. Nuk ka pasur familjarë të tjerë të dëmtuar. Shkak i shpërthimit që ka tronditur zonën rrjedhja e bombolës, ndërsa 59 vjecari mendohet se ishte ngritur të bënte kafen e mëngjesit në kohën kur ka shpërthyer gazi. Zjarri është shuar dhe në vend ka mbërritur policia për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *