Policia vijon monitorimin e qarkullimit me makinën inteligjente.

Gjatë 48 orëve të fundit, 2126 drejtues mjetesh janë ndëshkuar në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjobitur 894 shoferë. Masa administrative do t’iu shkojë direkt e në banesë,

“Janë pezulluar 256 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *