Subscribe

Te gjithë krerët e partive opozitare kane firmosur nje ankese drejtuar Brukselit per shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer, i cili pak dite me pare ne Tirane ftoi aleatet e Partisë Demokratike te merrnin pjese ne zgjedhje pavarësisht qëndrimit te demokrateve. Ankesa u zyrtarizua gjate takimit te koalicionit opozitar ne Partine Demokratike dhe i njëjti mesazh kundër Auer u përcoll ne çadrën e protestës nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ne te njëjtën kohe sulmoi edhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin.

 

Berisha nuk përmendi ne asnjë rast deklaratën e komisionerit per zgjerimin Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e larte te BE Mogerini, ku kritikohej qëndrimi i PD ndaj zgjedhjeve dhe reformës ne drejtësi. Por ndryshe nga Basha, ish-kreu i PD u kujdes te theksonte se ndërkombëtaret jane miq te mire.

 

Berisha deklaroi se Rama nuk do te japë asnjëherë dorëheqjen.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe tek ndryshimet ne kodin e procedurës penale ku ndalohet rihapja e çështjeve kur është dhëne pafajësia me vendim te formës se prere, duke deklaruar se ketë parashikim ligjor PD do ta zhbëje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *