Subscribe

Ndërtimi pa leje ne gryken e Këlcyrës i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama per te paralajmëruar policinë e shtetit se çdo tolerim ndaj krimeve mjedisore, do te çoje ne shkarkimin e punonjësve përgjegjës. Gjate nje takimi me ministrat dhe drejtuesit e administratës ne Vlorë, Rama ka vlerësuar reagimin ndaj ndërtimit ne luginën e Vjosës, duke deklaruar se çdo shkelje ligji do te ndëshkohet.

 

Ndërkohe qe nje deklarate te ashpër ndaj policisë ka bere edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, por kete here ne lidhje me reagimin e uniformave blu ndaj krimit ne zonen e Vlores.

 

“Është e papranueshme fakti që vetëm gjatë këtij viti janë 5-6 ngjarje të rënda, vrasje me viktima dhe jetë të pafajshme qytetarësh dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që për ne është jashtëzakonisht shqetësues. Gjë që do na detyrojë të bëjmë një analizë më të thellë me forcat e policisë dhe duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet edhe përmirësimet e duhura, qoftë në përbërje të tyre qoftë në drejtimin e tyre, por është shumë e rëndësishme këtu për të theksuar edhe një komponent të ri.”

 

Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur me batuta edhe akuzave te opozitës per lidhje me krimin.

 

Gjate pasdites, kryeministri e anëtaret e kabinetit qeveritar u takuan me drejtuesit vendorë të qarkut te Vlorës. Rama ka lëshuar ultimatum që të mos jepen më certifikata në gjendjet civile.

 

Gjate pasdites kryeministri e anëtaret e kabinetit qeveritar u takuan me drejtuesit vendorë të qarkut te Vlorës. Rama ka lëshuar ultimatum që të mos jepen më certifikata në gjendjet civile.

 

“Nuk e kuptoj pse prodhoni ende certifikata, kur ministri ka nxjerr urdhër që të mos printohen më?  Pse paguhen certifikatat? Për çfarë i prodhoni? Ju duhet ti thoni qytetarit që mund ta printojë edhe vetë, vetëm mos paguaj. Do gjobisim punonjësit e bashkive që nxjerrin certifikata. Do ti paguajnë nga xhepi I tyre.  Do tua mbajmë nga rroga punonjësve të bashkisë. Do i detyrojmë t’i paguajnë ata certifikatat nga rroga e tyre dhe të rrinë pa rrogë fare se kjo nuk ka më kuptim.”

 

Kreu i qeverisë ka premtuar se në vijën bregdetare nuk do të ketë më problem me energjinë elektrike, pasi nënstacioni i Orikumit është drejt përfundimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *