E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ndëshkim maturantëve që kopjuan

Skualifikohen nga provimi i matematikes maturantet qe janë gjetur me telefon, ndërsa priten penalitete per administratoret abuzues. Ministria e Arsimit nuk deklaron numrin e nxënësve dhe mësuesve qe do ndëshkohen, pasi çështja eshte ende ne hetim. Sa i përket nxjerrjes se tezes se matematikes ne rrjetet sociale, pak para përfundimit te provimit, drejtues te ministrisë nuk e konsiderojnë cenim te procesit. Ndërkohe maturantet janë njohur me rezultatet e para te provimit te gjuhës se huaj. Sipas vlerësimit, te rinjtë kane njohuri shume te mira ne gjuhet e huaja veçanërisht ne anglisht. Ministria e Arsimit deklaron masa dhe monitorim te rrepte edhe ne 24 qershor, per dy provimet me zgjedhje. Testi i matematikes u shoqërua me probleme, krahas nxjerrjes se tezes ne rrjetet sociale, pas përfundimit te provimit disa gjimnaziste denoncuan administratoret per abuzime dhe nxjerrje te përgjigjeve te sakta.

Më shumë video

Reklamë