Është mbyllur në barazim 3 me 3 sfida mes Lazios dhe Atalantës. Një ndeshje ku Lazio arriti të merrte një barazim edhe pse e pa veten në disavantazhin e tre golave.

 

Në minutën e 23 Muriel arriti t’I jepte avantazhin Atalantës duke surprizuar Strakoshën. Por nuk zgjati shumë dhe në mintën e 28 Muriel shënoi për të dytën herë. Por pavarësisht përpjekjeve të kryeqytetasve për të reaguar ishte kapiteni I Atalantës, Papu Gomez ai që befasoi sërish lacialët duke mposhtur për të tretën herë Strakoshën.

 

Me fillimin e të dytës, Lazio ndryshoi fytyrë duke marrë kontrollin e lojës. Një dygolësh I shpejtë fillimisht me Immobilen I cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh të fituar në minutën e 69 dhe më pas Joaquin Correa në minutën e 70 I dhanë shpresë lacialëve për një rezultat pozitiv.

 

Por pavarëisht përpjekejeve u desh një penallti e fituar në limitet e takimit e cila u kthye në gol nga Immobile. Me këtë barazim Atalanta renditet në vendin e tretë me 17 pikë ndërsa Lazio në të 5-in me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *