Subscribe

Vetëm pak orë na ndajnë nga mdeshja me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve, trajneri i kombetares shqiptare, Christian Panucci është shprehur optimist për nje takim nga i cili kuqezonjtë do të dalin me pikë.

 

Panucci ka vlersuar lojtarët e skuadrës për të cilët është shprehur se kanë punuar me shumë profesionalizëm dhe se morali i tyre është i lartë. Edhe pse e ka bërë të ditur se kishte bërë zgjedhjet e tij për 11 lojtarët që do të zbresin në fushë përballë Izraelit, tekniku nuk ka pranuar ta bëjë të ditur formacionin.

 

Por pritet që në lojë do kete futbollistë që janë aktivizuar edhe në miqesoren ndaj Jordanisë. Panucci ndërkohë nuk ka kursyer elozhet për Izraelin, për të cilin ka thënë se është një kundërshtar me një skuadër shumë të mirë, I cili ndaj skocisë ka bërë një ndeshje të madhe.

 

Nga ana tjetjer edhe Trajneri i Izraelit, Endi Hercog ka vlerësuar kuqezinjtë, për të cilët është shprehur se kanë një cilësi ndryshe nga skocia edhe në sulm.  Por ai ka paralajmëruar, duke thënë se “është koha tu tregojmë shqiptarëve se sa e vështirë është të luash në fushën e Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *