Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama: Kemi thyer...

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo...

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit, 43...

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari e...

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur pas shpërthimit...

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët nga Meka:...

Aksidentohen dy policë gjatë aksionit antidrogë në Korçë

Ndërtuesit: Të ndryshojë legjislacioni për muret e brendshme dhe rifiniturat

3 Dhjetor 16:34

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërise ka reaguar pas tërmetit të 26 nëntorit, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin për të gjithë personat e prekur  nga kjo tragjedi.

Ndërtuesit konstatojnë se pavarësisht forcës shkatërrimtare të tërmetit ndërtimet e bëra pas vitit 1990 i rezistuan lëkundjeve.

Në asnjë rast strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar, por ka patur vetëm dëme në muret e brendshme dhe rifiniturat plotësuese.

Nisur nga ky konstatim, shoqata e ndërtuesve  mendon se është domosdoshmeri hartimi i normave teknike që aktualisht mungojne në kushtet e veprimeve sizmike.

Ndërtuesit janë të mendimit se është imediate të plotesohet legjislacioni dhe të krijohen struktura të posaçme per kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për ndërtimet private mungon.

Shoqata e Ndërtuesve perfundon reagimin e saj duke thënë se shprehet e gatshme që së bashku me qeverinë dhe parlamentin të ofroje asistencen e saj per ndryshimet ligjore për të patur më shume ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

 

 

Deklarata e plotë e Shoqatës së Ndërtuesve

 

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh edhe njëherë dhimbjen  për viktimat e shkaktuara nga tërmeti I fundit si dhe solidaritetin për gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Në këto ditë të vështira, ne konfirmojnë se jemi në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të kësaj fatkeqësie natyrore. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme.

Ne vërejmë se, thuajse plotësisht, qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qëndrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi I normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet. Normativat ne fuqi nuk trajtojnë ne forme koherente mbrojtjen e rifiniturave nga veprimi sizmik. Eksperienca europiane nëpërmjet Eurokodeve duhet te përqafohet sa me shpejte nga legjislacioni shqiptar. Gjithashtu është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është e gatshme që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të patur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

 

Tiranë, 3 dhjetor 2019

Posted Under:
Ekonomi Vendi
Tagged:
Legjislacion Ndertime Shoqata E Ndërtuesve Siguri Tërmet

Nga e njëjta kategori

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama: Kemi thyer rekord në procesin e integrimit

më shumë...

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës në Tiranë, plagoset 34-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:34

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama:...

11:29

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve...

11:18

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli...

10:51

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta...

10:26

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

10:23

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në...

10:10

Të shtëna me armë zjarri në mes...

10:06

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës...

10:03

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano...

10:00

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren,...

9:39

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur...

Falja e namazit në Fier
8:36

Kurban Bajrami festohet në mbarë vendin, besimtarët...

8:24

DETAJE/ Trafikanti në Korçë përplasi makinën e...

8:10

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët...

7:51

Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, mijëra besimtarë...

7:14

Aksidentohen dy policë gjatë aksionit antidrogë në...

10:43

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte...

10:37

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria...

10:21

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio...

10:15

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të...

Më të klikuarat

  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqë...
  • “Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.