E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Ndërtuesit kundër qeverisë: Kontrata e sigurimit për 10 vjet shtrenjton apartamentet

Punime per ndertimin e nje kompleksi pallatesh, prane Kopeshtit Botanik ne Tirane. Perfaqesues te shoqerise civile dhe ambientaliste, kane protestuar kunder ndertimeve ne kodrat e Liqenit. /r/n/r/nWorks for building a palace complex near the Botanical Garden in Tirana. Civil society representatives and environmental, protested against construction in the hills of the Lake.

Vendimi i qeverisë që i detyron ndërtuesit para se të shesin një apartament ta sigurojnë atë, vlerësohet si një kosto shtesë në këtë sektor.

 

Sipërmarrësit thonë se do ta transferojnë tek konsumatorët, duke e bërë blerjen e një banese edhe më të shtrenjtë.

 

 

Në një apartament që kushton 100 mijë euro, kostoja do e sigurimit do të jetë 1 mijë euro. Ne këtë kosto nuk do ta mbajmë tek tatim fitimi por do ta shtojmë tek çmimi i banesës. Mbi të gjitha mendojmë se kjo praktikë nuk do të funksionojë, pasi mbetet për tu parë se cilat janë përgjegjësitë e ndërtuesit dhe cilat do të jenë të pronarët të banesës në rast dëmtimi.-thotë Arben Dervishi, nënkryetar shoqata e ndërtuesve.

 

Shoqata e ndërtuesve pritet ta kundërshtojë këtë nisëm, pasi sipas tyre një vendim nuk mund të jetë i pjesshëm, vetëm për disa ndërtime në vend. Ndërkohë janë me mijëra banesa që janë në fazë legalizimi të cilat kanë më shumë nevojë për të garantuar sigurinë teknike.

 

Shoqata do të mblidhet për të dalë me një vendim të unifikuar. Por nga një mendim paraprak ne nuk jemi dakord me këtë vendim i cili u mor në mënyrë kaq të shpejtë dhe të pakonsultuar, ndaj do të japim argumentet tona për ta kundërshtuar.

 

Pas tërmetit, qeveria vendosi që çdo ndërtues duhet të sigurojë për 10 vite çdo apartament që shet, lidhur me dëmtime të pjesshme apo të plota që mund të pësojë banesa. Kjo është një taksë indirekte për qytetaset që qeveria kërkon ta marrë nëpërmjet ndërtuesit.

Vazhdo të lexosh