Subscribe

Ndërtuesit janë të vendosur për ta ankimuar në Gjykatë ligjin për Strehimin Social, i cili parashikon që 3 % të objektit t’i kalojë shtresave në nevojë. Duke e konsideruar atë si antikushtetues, bizneset fajësojnë politikën që po prodhon ligje të cilat në finale jo vetëm rëndojnë sektorin, por e bllokojnë atë, pasi rritja e kostove do të paralizojë shitjet.

 

“Aq e palogjikshme është kjo taksë sa nuk ekziston asnjë analizë për përcaktimin e marzhit prej jo më pak se 3% sipërfaqe për 2000 metra katror. Nuk ka asnjë metodologji cfare do të thotë jo më pas se 3% dhe kush është tavani? Në mënyrë unanime të gjithë anëtarësia e grupeve tona e kundërshton me forcë këtë veprim jo kushtetues dhe antiligjor, që cenon interesat ekonomike të një komuniteti, forcërisht,  prandaj dhe deklarojmë që do të ndërmarrim hapat ligjor për ta shfuqizuar atë”-thotë Luigj Aleksi i shoqatës së ndërtuesve.

 

Në mbështetje të ndërtuesve ishin edhe të gjithë shoqatat e tjera të biznesit që njëzëri kundërshtuan këtë ligj. Nëse ai do të gjejë zbatim rezulton se 30 % e fitimit neto të ndërtuesve të kalojë për shtresat vunerabël.

 

Nuk bëhet fjalë sesa do të rriten çmimet, çështja është edhe kur të rriten çmimet a do të ketë njerëz që do t’i vlejnë? Ne mendojmë se me këtë ligj 30 % e fitimit neto do ti kalojë me pahir bashkive dhe kjo është antikushtetuese, është taksë direkte”-thotë Nikolin Jaka. 

 

Bizneset vijojnë më tej kur i propozojnë qeverisë që mbrojtja e shtresave në nevojë është e domosdoshme, por një fond i tillë mund të merret nga koncesionet, të cilat i konsiderojnë si dhurata ndaj firmave private.

 

Ne s’jemi kundër politikave sociale. Por në një moment që sektori i ndërtimit ka nisur të marrë veten, qeveria miraton ligje për t’i marrë frymën. Pse të mos krijohet ky fond nga koncesionet, fundja ato janë dhurata që qeveria i bën kompanive të caktuara”-thotë Luan Bregasi. 

 

Ligji për Strehimin Social u miratua një muaj më parë nga komisioni i shëndetësisë në mënyrë jo transparente, ndërsa grupet e interesit jo vetëm që nuk janë pyetur për mendim, po as janë vënë në dijeni për këto kostot të shtuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *