E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ndërtuesit, ankesa ndaj qeverisë

Ndërtuesit i janë ankuar Ministrit të Financave lidhur me ligjin e fundit të miratuar nga kuvendi për Strehimin Social, i cili parashikon që 3 % të objektit t’ua vënë në dispozicion shtresave vunerabël të shoqërisë. Kompanitë e kanë konsideruar këtë ligj si të padrejtë që rëndon më tej sektorin ndaj kërkuan anulimin e tij. Por për ministrin Ahmetaj, ky ligj është një kontribut social.

 

Paralelisht me këtë ankesë, ndërtuesit kundërshtojnë edhe taksën e vendosur për apartamentet e pashitura.

 

Reklamë

Këto qëndrime bizneset i bënë gjatë një takimi me ministrin e financave, ku u prezantuan disa ndryshime ligjore, lidhur me paketën e re fiskale që pritet të miratohet. Ministri u kërkoi kompanive që të bëjnë çdo propozim të mundshëm që i shërben klimës ekonomike.

 

Ministria ka nisur konsultimet me grupet e interesit, me qëllim krijimin e lehtësirave fiskale për bizneset.

Më shumë video

Reklamë