E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ndërtoi resortin e tij pa leje, Policia jep detajet e arrestimit të ish-kreut të IMT-së së Durrësit

Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit të Durrësit, i prangosur të mërkurën, shpërdoroi detyrën duke ndërtuar resortin e tij pa leje.

Ardian Halili u arrestua teksa po kryente punime në resortin që shihet në pamje në zonën e Kepit të Rodonit. Uniformat blu thonë se zyrtari ndërtoi në një sipërfaqe mbi 5 hektarë përgjatë kohës kur drejtonte inspektoratin.

Reklamë

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021”, tha Vilson Bala, drejtori i Policisë Durrës.

Drejtori i Policisë paralajmëroi se kushdo që ndërton në mënyrë të paligjshme do të ketë të njëjtin fat, aq më tepër ata që mbajnë detyrë publike.

Reklamë

“Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull. Shkelja e syrit, apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, të ndërtosh vetë pa leje kur je në detyrë për të parandaluar këtë vepër penale, do marrë fund njëherë e mirë në qarkun Durrës”, tha Bala.

Policia dhe inspektoriatet e territorit po prishin objektet pa leje në gjithë vendin dhe po u kthejnë qytetarëve hapësirat e zaptuara.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë