E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare të Radhimës, vihet në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi ka ndëtuar pa leje në vijën bregdetare.

 

Reklamë

Mësohet se 46-vjeçari ka ndërtuar një mur rrethues, ndërsa është konstatuar nga autoritetet.

 

Reklamë

“Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi B. K. kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë