Subscribe

Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin nga e para të kopshtit 37 në Njësinë 10, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit.

“Jemi në fazën kur kemi mbaruar karabinanë dhe tani po fillojmë suvatimet, për t’i dhënë dorën e fundit kopshtit, të cilin do e quaja kopshtin më fatkeq në historinë e Shqipërisë, por me gjasa do jetë edhe kopshti më fatlum për 30 vitet e ardhshme”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se familjet, të cilat kishin zaptuar godinën e vjetër të kopshtit po trajtohen me bonusin e qirasë dhe me strehim social.

“Këtu kemi pasur 11 familje, të cilat prej ndryshimeve të viteve ’90-të erdhën e u strehuan në Tiranë, por zaptimi i një kopshti nuk ishte mënyra e duhur. Zaptimi i kopshtit, i çerdhes, i shkollës, i godinave të “Qytetit Studenti”, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës”, tha Veliaj.

Punimet që po kryhen në këtë kopsht, i cili e çon në 101 numrin total të kopshteve dhe çerdheve të ndërtuara dhe rikonstruktuara në Tiranë, u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kopshti 37 do të presë rreth 150 fëmijë, ndërsa ambienti i jashtëm do të ketë edhe hapësira për lojëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *