Subscribe

Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa e shqiptarëve për të blerë shtëpi nuk ka njohur rënie.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjashtëmujorin e parë të vitit kredia e re e dhënë për individët është rritur me 18% dhe ajo është përdorur kryesisht për blerje banesash. Ky fakt pohohet edhe nga agjentët imobiliarë.

 

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETESVE TE PASURIVE TE PALUAJTSHME

“Deri tani nuk ka pasur rënie të kërkesës sepse sektori bankar ka pasur mjaftueshëm likuditet dhe ka kushte të mira për financimin e kredive. Ka rritje të normave të interesit, por sektori banker vazhdon të operojë me norma fikse 2-vjeçare. Kushtet e financimit në disa banka të nivelit të dytë janë shumë të mira, madje financim edhe 100%.”

 

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri nuk po e ndjen krizën edhe për shkak të interesit të shtuar të blerësve të huaj, i cili për gjashtë muajt e parë të 2022 është dyfishuar në 160 mln euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Ky interes i lartë vjen për tri arsye:

 

 

REINALOD PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETESVE TE PASURIVE TE PALUAJTSHME

“Gjatë gjashtëmuijorit të parë të 2022 jemi përballur me një zhvendosje të ukrainasve dhe kanë ardhur në tregje që kanë njohur më përpara. Kjo ka sjellë një prurje të tyre, bashkë me financat e tyre, tashmë jo për shtëpi apo apartamente pushimi, por për të qëndruar më gjatë. Efekti i dytë është se gjatë këtij viti kemi parë rastet e nordikëve që kanë filluar të drejtohen në Shqipëri për të blerë. Kjo nuk ndodhte më përpara, nuk jemi më në tregjet tradicionale. Edhe çelja e negociatave e bën Shqipërinë një treg më të sigurt në sytë e investitorëve.”

 

Sa i takon rritjes së çmimeve, agjentët imobiliarë shpjegojnë se më e ndjeshme ajo ka qenë për ndërtimet e reja në zonat e luksit , ku shtrenjtimi shkon deri në 40% për shkak të rritjes së materialeve të ndërtimit.

 

Ndërsa për apartamentet ekzistuese, sipas tyre, rritja shkon deri në 10% për shkak të shtimit të kërkesës.

 

Blerësit më të shumtë që drejtohen tek agjentët imobiliarë vijnë nga shtresa e mesme dhe bëhet fjalë kryesisht për familje të reja, të cilat e financojnë shtëpinë kryesisht përmes kredisë ose edhe me mbështetje nga familja bazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *