Subscribe

Opozita vijoi edhe këtë te shtune akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj per ndërtimin te liqeni. Sipas demokrateve, parku i lodrave per fëmije, po behet ne kundërshtim me ligjin dhe per interesa te klientëve te Veliajt.

Erion Veliaj nuk tërhiqet nga paligjshmëria e tij dhe vazhdon të ndjekë interesin korruptiv e klientelist duke ndërtuar brenda Parkut të Liqenit. Edhe pse banorët e Tiranës kanë protestuar, edhe pse ka një kallëzim penal në Prokurori për këtë shkelje të rëndë të ligjit, Veliaj vazhdon sërish punimet.
Sekretari për aksionin qytetar në PD dhe këshilltarë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot sërish këtë akt të paligjshëm e korruptiv, pikërisht në zonën ku Veliaj ka planifikuar të ndërtojë lokalin për mikun dhe klientin e tij.
“Çdo ditë policia e Shtetit dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nxjerrin lajm kur arrestojnë, burgosin qytetarë të cilët ngulin një gozhdë, suvatojnë ballkonet apo hapin një dritare. Ndërkohë në mes të Tiranës, në një park të mbrojtur me ligj ku nuk lejohet kategorikisht ndërhyrja bëhet ndërtim i paligjshëm. Siç e shikoni pas nesh, jemi në kushtet kur policia e Shtetit dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar mund të kapë në kushtet e flagrancës punjës që punojnë me urdhër nga kryetari i Bashkisë për të ndërtuar një vepër korruptive dhe klienteliste, jo një park lojërash siç thotë, por një lokal me vlerë 800 milionë lekë për klientët e vetë qeverisë. Ne para katër ditësh kemi dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Prokurorisë që ta hetojë sa më shpejt sepse kjo çështje është në ndjeshmëri të lartë publike dhe nga ana e Prokurorisë duhet të trajtohet siç i takon”, u shpreh Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *