Subscribe

Pasi nënshkroi marrëveshjen me investitorin arab Mohamed Alabbar për ndërtimin e portit të ri turistik në Durrës, qeveria po vazhdon punën për veprën strategjike të portit të ri tregtar në Porto Romano.

 

30 kompani ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e tij u mblodhën këtë të mërkurë në një tryezë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për të diskutuar për detajet e projektit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Unë e kam këtu përpara listën e kompanive të cilat, siç e tha Zv/kryeministrja, kanë një shtrirje gjeografike goxha mbresëlënëse dhe 30 kompani të kësaj fushe, të gjitha të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe për të bërë pyetjet e nevojshme të natyrës teknike dhe financiare një projekt si ky i yni, thjesht na mbushin me optimizëm dhe me kënaqësi”.

 

Me premtimin se procedura për përzgjedhjen e fituesit do të jetë transparente, ministrja Balluku shtoi se investimi për portin e ri tregtar në Porto Romano do të kapë vlerën e 390 mln eurove.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“4 vitet e fundit na kanë dhënë mësim shumë të rëndësishëm sesi situata të paparashikueshme më parë mund të afektojnë të gjithë zinxhirin furnizues global. Portet janë infrastrukrtura kritike dhe në kohë krizash qeveritë e përgjegjshme invesojnë në infrastrukturë kritike për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut vendas dhe atij rajonal në disa deakda në vazhdim. Porti aktual i Durrësit nuk merr dot notën kaluese. Invesimi që parashikojmë sot 390 mln euro, por mund të tejkalohet, nga 80 hektarë, do të jenë 450 hektarë në dispozicion të portit të ri. Do të ofrohet përpunimi i anijeve të mëdha që deri më sot nuk bëhej, terminal i ri kontejnerësh, park logjistik, një bazë autonome detare për forcën tonë detare dhe për forcat aleate që aderojnë në NATO. I gjithë procesi do të jetë transparent.”

 

Porti i ri në Porto Romano do të jetë i lidhur edhe me dy porte të thata në Strugë dhe në Prishtinë, për të cilat qeveria shqiptare është dakordësuar me qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *