E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndërtimi i lagjes së re “5 Maji”/ Rama inspekton punimet

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, inspektoi këtë të diel kantierin në zonën 5 Maji.

 

Reklamë

Pranë bregut të lumit po ngrihet një lagje krejtësisht e re në të cilën do të sistemohen mijëra familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti.

 

Por projekti parashikon edhe ndërtimin e një shkolle profesionale, objektin e ri të integruar të tatim – doganave, si dhe krijimin e një parku buzë lumit.

 

Kryeministri kërkoi që firmat e ndërtimit të zbatojnë kontratat, për të finalizuar punimet në pranverën e vitit tjetër.

 

Ndërkohë, çdo person shtëpia e të cilit do të shembet në kuadër të këtij plani, do të kompensohet me të njëjtën hapësirë, edhe nëse nuk ka qenë i legalizuar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë