Subscribe

Pasi parlamenti i dha dritën jeshile nisjes se negociatave per ndërtimin e aeroportit te Vlorës, i cili eshte parashikuar te ndërtohet ne zonën e Akernise, shoqata gjermane EuroNatur, i ka dërguar nje leter Kryeministri Edi Rama.

 

Ne letrën e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv Gabriel Schwaderer, i kërkohet kreut te qeverise qe aeroporti te mos ndërtohet ne kete zone, pasi ajo eshte pjese e hapësirave te mbrojtura te Shqipërisë, si habitatit i nje sere shpendësh.

 

Ne fakt sistemi ligatinor Vjosë-Nartë peizazh ujor/tokësor është shpallur si zone e mbrojtur qe ne vitin 2004 dhe vendi  ku është parashikuar te ndërtohet aeroporti, është pjese e zonës C.

 

Per Drejtorin e Agjencisë Kombëtare te Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej zona ku është parashikuar ndërtimi i aeroportit nuk prek habitatin e shpendëve.

 

“Qenia ne nje zone ku nuk ka larmi te madhe biologjike dhe prani te madhe shpendësh ose speciesh qe mund te rrezikohen nga prania e aeroportit, mendoi qe e bene me te thjeshte vendimmarrjen. Sigurisht qe pjesa tjetër qe lidhet me Lagunën e Nartës, me kriporen dhe gjithë vijen bregdetare ka nje tjeter ndjeshmëri per mjedisoret dhe kjo do ishte me e qarte edhe per ne qe duhet te mbrohet.”

 

Dedej propozon qe kjo zone te hiqet, nje proces ky qe tashme ka nisur per shume zona te mbrojtura ne vend.

 

“Eshte me mire qe ne ta heqim nga zona e mbrojtur, sepse edhe ne kontekstin mjedisor nuk besoj se do bejme ndonje gabim. Kjo behet me nje vendim qeverie. Por ne ne paralel mund te themi qe Ministria e Mjedisit ka filluar te shikoi te gjitha zonat e mbrojtura, ne te cilen ne kemi bere zgjerime e nevojshme dhe zvogëlimet kur ka pasur nevoje dhe saktësimin e tyre dhe besoi qe ne kete konture do jete dhe kjo e Nartes. Do ta shikoja dhe me nje sens pozitiv. Peizazhi i mbrojtur Vjose-Narte eshte teper interesant, por nga ana tjetër ka mbetur si nje oaz pa shume interes zhvillimi. Zonat e mbrojtura nuk jane zona ushtarake, jane zona qe kerkojne te kete dhe zhvillim te qëndrueshëm, brenda limiteve te caktuara, por zhvillim turistik, i cili i mundëson atyre te jene pjese e intenerareve dhe vlerave natyrore qe njerëzit gëzojnë dhe i shikojnë.”

 

Por gjithsesi, Zamir Dedej thekson se kur te paraqitet projekti i cili do te marri lejen e impaktit ne mjedis, do te diskutohen te gjitha detajet per te eliminuar dëmtimin qe mund t’i shkaktohet shpendëve ne Lagunën e Nartës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *