Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa ekstreme për të gjithë ata ndërtues, supervizore dhe arkitekte që abuzojnë me ndërtimet e pallatave dhe godinave të tjera të banimit.

Kreu I qeverisë tha se po përgatitet një akt për dënimet në lidhje me këto abuzime.

Ai paralajmeroi se cdo ndërtues I cili do të bëjë shkelje, si psh duke e nisur godinen për 3 katë e duke e cuar në 8, do të dënohet me burg nga 7 deri në 15 vjet burg.

 

 

Por përgatisim edhe një akt për dënimet.  Me 50 viktima, nga ndërtimet e 30 viteve.  Burgosjen e çdo individi që merr leje ndërtimi me emrin e tij, që lë pas një ndërtim që ka shkelje . 7 deri në 15 vite për çdo ndërtues, që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 8 kate. Për përgjegjësitë duhet të shohim invetarin njëherë. Burg për ndërtuesin, burg për akitektin dhe burg për supervizorin. Arkitektët duhet të denoncojnë pronarin e tyre në rast shkelje, kur i thotë më bëj një kat tjetër lale, janë bashkëpunëtorë “

 

 

Vendimi i qeverisë për ashpërsimin e dënimeve pë rata që ndërtojnë keq dhe shkelin rregullat pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ku janë dëmtuar qindra e qindra ndërtesa të larta dhe të vogla në shumë zona të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *