Subscribe

Në Qafën e Thorës, e cila njihet ndryshe si porta e hyrjes për në fshatin turistik të Thethit, banorët e kësaj zone dolën në protestë. Mëngjesin e të hënës ata bllokuan rrugën që të çon në fshatin turistik.

 

Protesta e tyre erdhi pas një paralajmërimi të IKMT-së se fadromat do të zbarkonin në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kjo ishte arsyeja që i nxori  në protestë, për të penguar hyrjen e inspektoratit, i cili duket se vendimin e ka shtyrë për një moment të dytë.  Banorët kërkojnë që shteti t’i pajis me certifikata pronësie, pasi kanë ndërtuar në tokat e të parëve duke kontribuar për zhvillimin e turizmit.

 

 Shtetit tonë që para 33 vitesh i kemi kërkuar tapi, lejen e ndërtimit që të paguajmë taksën e lejes së ndërtimit. Kemi kërkuar licensë për biznes, por shteti nuk na ka dëgjuar. “

 

Ata thonë se politika i ka gënjyer në gjithë këto vite dhe apeli i tyre është që sot të mos shkatërrohet ajo që është ndërtuar me mund.

 

“Shteti vetë na lejoi t’i ndërtojmë këto shtëpi pritëse, ama sot vjen mesazhi se shtëpitë tona, mudni dhe djera jonë po hidhet në tokë. Ne duam të bisedojmë me shtetin jo të bëjmë luftë”

 

Tre ditë më parë në Theth u arrestua një 59-vjeçar për  ndërtim pa leje, veprim që banorët e quajnë arbitrar. Edhe pse Thethi është shpallur Park Kombëtar dhe zonë prioritare për zhvillimin e turizmit banorët nuk disponojnë certifikata pronësie për pronat që janë të trashëguara ndër breza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *