Ndërron jetë gazetari nga Kosova, Kastriot Shehdadi.

Gazetari dhe zyrtari komunal i Gjakovës, Kastriot Shehdadi u nda nga jeta ditën e djeshme.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga dega e partisë Alternativa në Gjakovë, që vdekjen e Shehdadit e ka cilësuar një humbje të madhe për gazetarinë dhe komunën e Gjakovës.

Njoftimi i partisë  alternative:

“Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë. Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. Ai gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte.

Kastrioti adhuronte fjalën e lirë, e mbi të gjitha fjalën e shkruar shqip. Kastrioti pasuronte paraqitjet publike dhe zyrtare, me fjalime, lajme dhe njohuri të shumta që kishte. Humbja e Kastriotit është humbje për gazetarinë, zyrën për Informim të Komunës së Gjakovës dhe mbarë Gjakovën. Ngushëllime të sinqerta familjes Shehdadi, miqëve dhe bashkëpuntorëve”.

Shehdadi ka punuar si korrespodent në media të ndryshme si dhe për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës.

Ai punoi edhe si gazetar në disa mediume nga Kosova e Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *