Një pacient asimptomatik nga Covid-19 ndërroi jetë në spitalin infektiv. Minstria e shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht që shkak  i vdekjes se 62-vjeçarit, ishin sëmundja e cerozes heptike.

I moshuari vuante edhe nga Diabeti, insuficience kardiake dhe hipertension.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve që pacientë asimptomatike, por bartës të koronavirusit humbin jetë në spitalin infektiv. Testimet e 24 orëve të fundit, kanë zbuluar 21 raste pozitive, ku 6 prej tyre janë bluza të bardha.

Numri i pacientëve që po trajtohen në Spitalin Infektiv vazhdon të mbetet i pandryshuar.

Në të gjithë vendin janë 24 persona aktiv me Covid-19, ndërsa ekspertët ripërsërisin apelin që qytetarët të jenë vigjilent dhe të respektojnë masat e duhura

ROVENA DAJA

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *