E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndërron jetë nga Covid-19 një person, prej 10 ditësh i shtruar te infektivi

Ndërron jetë një tjetër person që ishte infektuar e Covid-19.

Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Kruja, i cili ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë.

Reklamë

74-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive.

I moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Me vdekjen e 74-vjeçarit numri total i jetëve të humbura nga koronavirusi në vendin tone, shkon në 129.

Vazhdo të lexosh

Reklamë