E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Ilustrim · Vizion Plus

Stilisti i njohur italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi të enjten “Armani Group”.

“Il Signor Armani, siç thirrej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët, ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha “Armani Group” në një deklaratë, duke e përshkruar themeluesin si “një forcë lëvizëse të palodhur”.

Prej kohësh Giorgio ka qenë i sëmurë dhe madje në qershor të këtij viti ai u detyrua që të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e modës.

Në atë kohë, kompania në një deklaratë bëri me dije se ai “po shërohej aktualisht në shtëpi” pa specifikuar gjendjen e tij shëndetësore.

Armani ishte një nga të paktët stilistë që mbeti aksioneri i vetëm i kompanisë së tij.

Deri më tani, nuk ka një trashëgimtar të biznesit Armani, i cili në vitin 2024 u vlerësua nga analistët në Bloomberg Intelligence midis 8 dhe 10 miliardë euro.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh