Personi më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 114-vjecare.

Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela u bë personi më i vjetër në botë në vitin 2022, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Juan u nda nga jeta ditën e djeshme, 2 prill, në moshën 114-vjeçare, njoftoi sot familja e tij. Ai ishte baba i 11 fëmijëve.

Në vitin 2022 Juan kishte 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipër. Ai lindi në El Cobre në shtetin Tahira, në Venezuelën perëndimore, më 27 maj 1909. Ishte fëmija i nëntë në një familje me 10 fëmijë.

“Juan Vicente Pérez Mora kaloi në përjetësi në moshën 114-vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin e jetëgjatësisë që i atribuohet Rekordeve Botërore Guinness”, tha presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro në një postim në rrjetin social X./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *